Lajme
Zviceranët kanë dhënë 2 miliardë franga më pak për blerje jashtë vendit
Gjatë kohës së bllokimit, shitësit zviceranë të ushqimit kanë përfituar shumë, veçanërisht ata në rajonet rurale
Afërsisht për 13 javë, zviceranët dhe banorët tjerë të Zvicrës, për shkak të kufizimeve të pandemisë, nuk ishin në gjendje të blinin përtej kufirit.
Banka zvicerane Credit Suisse tani ka vlerësuar se rënia e “shopping turizmit” për arsyen e përmendur, në vendet fqinje ka bërë që zviceranët të shpenzojnë rreth 2 miliardë franga më pak.
Gjatë kohës së bllokimit, shitësit zviceranë të ushqimit kanë përfituar shumë, veçanërisht ata në rajonet rurale, thuhet në vlerësimin e Credit Suisse, transmeton albinfo.ch.
Midis marsit dhe qershorit të vitit 2020, shpenzimet për “ushqim dhe produkte të përafërta me atoushqimore” (“Food- und Near-Food-Produkte”) janë rritur më fuqishëm në rajonet rurale se sa në ato urbane, në krahasim me një vit më parë.
Zonat urbane, nga ana tjetër, kanë “hise” më të vogël në vëllimin e rritur të tregtisë së përmendur, përcjell albinfo.ch. Arsyet e dhëna në studimin e bankës së përmendur janë: konkurrenca më e madhe, për shembull ajo në sferën e shërbimeve të dërgimit të ushqimeve, si dhe ndryshimet në flukset e udhëtarëve. Dhe, së fundi, edhe ndryshimet përkatëse në sjelljet e konsumatorëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













