Koronavirusi: çast pas çasti
Aeroporti i Frankfurtit shkurton 4 mijë vende pune
“Fraport”, operatori i Aeroportit të Frankfurtit, njoftoi planet për të shkurtuar deri në 4 000 vende pune, pasi kriza e shkaktuar në industrinë e udhëtimit ajror nga koronavirusi ende vazhdon.
Kryeshefi ekzekutiv, Stefan Schulte tha në një raport të përkohshëm për gjysmën e parë të vitit se numrat e pasagjerëve gjatë viteve 2022 dhe 2023 pritet të jenë 15-20% të niveleve të vitit 2019, që do të thotë se do të ketë më pak punë për punonjësit.
“Fraport” ka një fuqi punëtore aktuale prej rreth 22 000 personash, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Kompania, aksionarët më të mëdhenj të së cilës janë landi gjerman i Heses dhe autoriteti i qytetit të Frankfurtit, aktualisht është duke u mbështetur shumë në një skemë shtetërore për të shmangur pushimet masive.
Në tremujorin e dytë, rreth 16 000 punonjës në këtë aeroport i kishin pagat e tyre të mbuluara nga programi qeveritar i ndihmës, i cili u fillua si përgjigje e krizës së koronavirusit në mars.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













