Lajme
Libani shpall ditë zie pas shpërthimit, të paktën 10 persona humbën jetën
Kryeministri libanez, Hassan Diab shpalli se e mërkura, 5 gusht do të jetë një ditë zie kombëtare për viktimat e shpërthimit të madh në portin e Bejrutit.
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar nga shpërthimet e fuqishme, që kanë ndodhur sot në qendrën e qytetit të Bejrutit në Liban.
Raportet e televizionit lokal cituan burime spitalore të thoshin se rreth 400 deri në 500 persona janë plagosur.
Shpërthimet kanë ndodhur në portin e qytetit ku gjenden magazinat brenda të cilave kishte eksplozivë, ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve në Liban, NNA.
Presidenti libanez, Michel Aoun ka thirrur për një takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














