Lajme
Infermierët, kundër qeverisë: kërkojnë të pranohen të plagosurit nga Ukraina
Vendimi i qeverisë për mos pranim të të plagosurve nga Ukraina nuk mund të pajtohet me traditën humanitare të Zvicrës, shkruan SBK
Shoqata Profesionale e Infermierë/e-ve dhe Specialistëve të Infermierisë (SBK) kërkon pranimin në Zvicër të të plagosurve nga Ukraina, transmeton albinfo.ch. Qëndrimi negativ i Qeverisë Federale, i publikuar dy ditë më parë, është i pakuptueshëm, sipas kësaj shoqate.
Vendimi i përmendur i qeverisë për mospranim të të plagosurve nga Ukraina nuk mund të pajtohet me traditën humanitare të Zvicrës, shkruan SBK në një komunikatë, raporton srf.ch.
Sistemi ukrainas i kujdesit shëndetësor është në prag të kolapsit – edhe për shkak të shkeljeve të ligjit ndërkombëtar, siç është veprimi me shkatërrimin e spitaleve.
Sipas komunikatës, ushtarët dhe civilët e plagosur, por edhe personat e sëmurë rëndë, ose nuk mund të trajtohen fare ose jo në mënyrë adekuate në Ukrainë. Prandaj, shoqata kërkon nga Këshilli Federal që t’i kthehet edhe një herë vendimit, gjegjësisht ta ndryshojë atë.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













