Futboll
Verona dëshiron të mbajë sa më gjatë Kumbullën
Drejtori sportiv i Hellas Veronës, Tony D’Amico, ka thënë se klubi do të ishte më shumë se i lumtur që të mbante edhe më gjatë mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.
Por, ai ka pranuar se një gjë e tillë do të jetë e vështirë, meqë shumë klube të mëdha kanë trokitur në derën e Hellas Veronës për ta transferuar gjatë verës.
Ndër klubet më të interesuara në Itali janë Interi dhe Lazio. Kumbulla ka kontratë deri në verën e vitit 2022, derisa këtë edicion me Hellas Veronën luajti 26 ndeshje.
Ai u paraqit përkrah mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani, që do t’i bashkohet shpejt Napoli.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












