Koronavirusi: çast pas çasti
Italia zgjat masat e pandemisë deri më 7 shtator
Përveç të tjerash, shtyhet edhe për më tutje detyrimi i maskës në hapësira të mbyllura, publike si dhe mbajtja e distancës
Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë masat e saj kundër koronës deri më 7 shtator. Kabineti i Kryeministrit Giuseppe Conte ka miratuar një dekret të premten në mbrëmje, në të cilin, përveç të tjerash, shtyhet edhe për më tutje detyrimi i maskës në hapësira të mbyllura, publike si dhe mbajtja e distancës, shkruan srf.ch.
Po kështu, vazhdojnë të ndalohen tubimet më të mëdha të njerëzve.
Qeveria me këtë rast ka votuar gjithashtu në favor të lehtësimit të mëtutjeshëm të turizmit, transmeton albinfo.ch. Në këtë kuadër, për shembull, anijet e mëdha turistike (“kroçierat”) do të lejohen të lundrojnë përsëri nga 15 shtatori. Por për ta bërë këtë, ato duhet të respektojnë rregulla të rrepta të higjienës në bord.
Panairet tregtare mund të rihapen nga 1 shtatori – përgatitja dhe organizimi i ekspozitave madje mund të fillojë menjëherë.
Më tutje, qeveria ka vendosur për ndihmë të mëtejshme financiare, veçanërisht për ekonominë dhe familjet. Paketa e ndihmës që qeveria ka siguruar që nga fillimi i krizës në muajin mars është rritur në 100 miliardë euro, përcjell albinfo.ch. Ndër masat e tjera në këtë drejtim janë shtyrja e pagesës së tatimeve për të vetëpunësuarit dhe një plan veprimi për jugun strukturalisht të dobët të vendit.
Conte u ka bërë apel italianëve që të vazhdojnë të marrin pjesë në masat për të frenuar virusin korona. “Unë i kuptoj djemtë që dëshirojnë të kthehen në jetën e natës, por duhet sjellje me përgjegjësi. Shëndeti i të dashurve tuaj është në rrezik “.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













