Futboll
10 rekordet që ka thyer Cristiano Ronaldo në Serie A
Ronaldo e ka mbyllur sezonin 2019/20 me rekorde dhe trofeun e Serie A.
Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord historik me fanellën e Juventusit.
Me golat kundër Lyon, ku Juventusi fitoi 2-1, por u eliminua nga Liga e Kampionëve, Cristiano Ronaldo kapi shifrën e 37 finalizimeve në sezonin 2019/20 me fanellën e “Zonjës së Vjetër” në të gjitha garat.
Kështu, ai u bë lojtari i vetëm në histori të Juventusit që shënon kaq shumë në një edicion, duke thyer rekordin e Felice Placido Borel që në sezonin 1933/34 kishte shënuar 36 gola.
Ky ishte rekordi i 10 që Ronaldo e thyen në Serie A me fanellën e Juventusit.
Cristiano Ronaldo është lojtari që arrin më së shpejti 50 gola në Serie A (61 paraqitje)
Cristiano Ronaldo është lojtari i parë në histori që shënon 30+ gola në ligat më të mëdha në Evropë (Serie A, Premierligë, La Liga).
Cristiano Ronaldo është vetëm njëri prej tre futbollistëve që ka shënuar së paku 1 gol në 11 ndeshje me radhë në Serie A. Fabio Quagliarella (2018/19) dhe Gabriel Batistuta (1994/95) e kishin arritur këtë. Në këto 11 ndeshje, Ronaldo ka shënuar 16 gola.
Cristiano Ronaldo është lojtari i parë në histori të Juventusit që shënon 10 ndeshje me radhë në Serie A
Cristiano Ronaldo ka shënuar gola në Serie A më shumë se cdo lojtar tjetër portugez, duke kaluar Rui Costan dhe Luis Figon.
Cristiano Ronaldo është lojtari i parë portugez që shënon het-trik në Serie A, La Liga dhe Premierligë dhe vetëm lojtari i dytë që e arrin këtë në tri liugat më të mëdha në Evropë, bashkë me Alexis Sanchez.
Cristiano Ronaldo ka shënuar 31 gola në Serie A sezonin 2019/20, duke barazuar rekordin e të gjitha kohëve të Juventusit për gola në një sezon të vetëm. Ronaldo realizoi 31 herë, duke barazuar rekordin 86-vjeçar të Felice Borel, që në sezonin 1933/34 kishte shënuar 31 gola.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e 5000t për Juven në Serie A, klubi i parë në Itali që e arrin këtë. Marco Di Vaio kishte shënuar golin e 4000t në vitin 2003, derisa Massimo Briaschi ka shënuar golin numër 3000 më 1984.
Cristiano Ronaldo ka shënuar 9 ndeshje me radhë në udhëtim në Serie A, më shumë se çdo lojtar tjetër në epokën e tri pikëve. Në vitin 1981, Anglia nisi përdorimin e fitimit të tri pikëve në një ndeshje, Italia 13 vite më vonë dhe që nga viti 1994, asnjë lojtar s’kishte shënuar 9 ndeshje me radhë në udhëtim në Serie A.
Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori që shënon së paku 50 gola në Premier League, La Liga dhe Serie A.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter