Lajme
Ja si do të jetë jeta pas vaksinës së COVID-19
Pas pandemisë, gjithçka në jetën e njerëzve ndryshoi, nga distancimi social e deri te higjiena personale
Tashmë ekspertët e shëndetit publik janë duke pritur një vaksinë, që më gjasë pretendohet të kthejë normalitetin e mëparshëm, megjithatë gjasat janë që asgjë nuk do të jetë më si më parë.
Çfarë do të thotë ekzaktësisht kjo?
Do të vazhdojmë të mbajmë maska
Nxjerrja e një vaksine në treg nuk përkthehet në zhdukje të virusit. Ekspertët e shëndetit theksojnë se edhe pas vaksinës, një pjesë e njerëzve do të vazhdojnë të mbajnë maska, sidomos ata që janë më të predispozuar për t’u infektuar.
“Mbajtja e maskës do të bëhet diçka normale, siç ka qenë në shumë vende të Azisë viteve të fundit,” u shpreh (via HuffPost) Hilary Godwin, dekane e Shkollës së Shëndetit Publik në Universitetin e Uashingtonit.
Shkencëtarët do të vazhdojnë të studiojnë efektivitetin e vaksinës
Shpejtësia me të cilën shkenca po punon për krijimin e një vaksine është mbresëlënëse, por nga ana tjetër gjithë presioni për të patur një produkt gjerësisht të pranuar sigurisht që ka edhe efekte negative.
Kjo do të thotë se edhe pas vaksinimit, ekspertët do të vazhdojnë hulumtimet.
Do të ketë më pak udhëtime biznesi dhe më shumë mundësi të reja të praktikave të punës
Me zhvillimin e teknologjisë dhe industrive të tjera, bota ka të ngjarë të kryejë më pak udhëtime pune për të aplikuar forma të tjera komunikimi.
“Nuk kemi pse të jemi fizikisht në të njëjtën dhomë për të punuar,” u shpreh Godwin.
Ajo shtoi gjithashtu se kompanitë do të përshtaten edhe me praktikën e punës nga shtëpia dhe do të duhet të jenë më fleksible me politikat e punës në distancë.
Nuk do të ketë koncerte…së shpejti
Ndonëse vaksinat mund të dalin në treg dhe të jenë efektive, sërish ngjarjet e mëdha sportive me shumë njerëz ose koncertet nuk pritet të jenë pjesë e normalitetit tonë.
Vërtet mjediset e hapura nuk janë fort të rrezikshme, mirëpo nuk mund të themi të njëjtën gjë për grumbullimet sociale.
Mund të kemi probleme me shëndetin mendor dhe jo vetëm
Nuk ka dyshim që pandemia e gjeti njerëzimin të papërgatitur dhe ngjarjet ndikuan në jetën e të gjithëve. Njerëzit me rrezikshmëri për t’u prekur nga depresioni mund të kenë pasur përkeqësim të gjendjes.
Ekspertët janë të shqetësuar për depresionin, ankthin, shkallën e vetëvrasjeve si edhe problemet martesore.
Do të rikthehet (me shpresë) vëmendja te fuqizimi i sistemit shëndetësor
Epidemitë dhe pandemitë janë një krizë për çdo sistem shëndetësor, ndaj një ndër sektorët ku duhet të ndërhyjnë autoritetet është padyshim ai i shëndetit publik.
Virusi nuk do të largohet plotësisht
COVID-19 nuk do të zhduket kur të shpiket vaksina. Ekspertët thonë se virusi do të vazhdojë të qarkullojë edhe sikur vaksina të jetë efektive.
Do të duhet të jetojmë me COVID për një kohë, të pacaktuar.
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues













