Lajme
Gjermania regjistron rritjen më të madhe të të infektuarve
Së fundmi, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë shtet dhe ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjienës.
Ministri Spahn ka thënë se shpërthimet, si të vogla, ashtu edhe të mëdha, janë duke u raportuar në të gjitha rajonet. Ai u shpreh për Radion Deutschlandfunk se rritja e numrit të të infektuarve ka ndodhur pas kthimit të njerëzve nga pushimet, por edhe për shkak të organizimeve familjare.
Spahn tha se “kjo duket se – nëse nuk përkujdesemi të gjithë – mund të rezultojë me dinamikë të sigurt”, dhe rikthim të pandemisë.
Instituti gjerman Robert Koch, që mbledh të dhënat për koronavirus, ka regjistruar 1,226 infektime të reja të mërkurën, shkruan REL.
Kjo njëherësh është shifra më e lartë prej fillimit të muajit maj. Spahn ka përsëritur thirrjet për vendosje të maskave dhe mbajtje të distancës.
Gjermania është lavdëruar për mbajtje të pandemisë nën kontroll për një kohë të gjatë, mirëpo lehtësimi i masave të kufizimit dhe kthimi i udhëtarëve javët e fundit ka ndikuar në rritje të numrit të të infektimeve.
Gjermania ka regjistruar 218,519 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre, 9,207 persona kanë vdekur. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












