Lajme
Britania fut në karantinë udhëtarët që vijnë nga Franca
Është bërë e ditur se pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vendeve të karantinës nga dita e shtunë e kësaj jave, mijëra pushues kanë anuluar planet e tyre, transmeton albinfo.ch.
Në vendim është thënë se udhëtarëve që kthehen nga Franca, Holanda, Monako, Malta dhe disa vende të tjera do t’u duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.
Ky lajm vjen pasi kryeministri francez, Jean Castex, ka thënë se numri i të infektuarve është duke shkuar “në drejtim të gabuar”, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Franca në 24 orët e fundit ka raportuar për 2,524 raste të reja me koronavirus në 24 orë, njëherësh shifrën më të lartë prej lehtësimit të masave të kufizimit në muajin maj.
Franca ka paralajmëruar se do të marrë “masa reciproke”
Sekretari francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune, ka thënë se vendimi britanik “është fatkeq” për francezët.
Aktualisht besohet se rreth 160,000 turistë britanikë janë në Francë, andaj ka mundësi që të ketë qarkullime të shumta në aeroporte, me qëllim të shmangies së karantinës.
Linjat ajrore në Mbretërinë e Bashkuar e kanë përshkruar këtë vendim “si veprim shkatërrues ndaj industrisë së udhëtimit, e cila edhe ashtu është duke u përballur me krizën më të keqe në historinë e saj”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë Shfaqja “Ne dhe Ata”, me interpretim nga Dan Morina dhe me skenar e regji të Ben... -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia”
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












