Lajme
Bllokimi i shqiptarëve në aeroportin e Varshavës, rikthehen në vendlindje
Informacionet e fundit tregojnë se diaspora shqiptare në Poloni ka mbetur e bllokuar shkaku i vendimit të Qeverisë polake për bllokimin me Shqipërinë, shkaku i rasteve të shumta dhe mundësia e rrezikut të infektimeve, shkruan albinfo.ch.
Së fundmi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas bllokimit të shqiptarëve në Varshavë, të cilët nuk arritën dot të hyjnë në Poloni.
Duhet theksuar se Ministria e Jashtme njofton se të gjithë pasagjerët që nuk kanë arritur të hyjnë në Poloni dhe janë bllokuar në Varshavë do t’u vihet në dispozicion një avioni charter për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.
Njoftimi i Ministrisë:
Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshavës
Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.
Për shkak të këtij ndryshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar të hyjnë në Poloni.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline, duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











