Shkurt.de
Në aeroportet gjermane, radhë të gjata të turistëve që kthehen nga Spanja
Shkaku i testimit të detyrueshëm
Është bërë e ditur se në aeroportet gjermane janë krijuar radhë të gjata të turistëve që kthehen nga Spanja pasi qeveria vendosi testimin e të gjithë atyre që kthehen në vend, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se shumë turistë u detyruan të ndërpresin pushimet për shkak të karantinës së detyruar dyjavore të shpallur nga qeveria gjermane.
Të shtunën pati një kaos me turistë, për shkak të kthimit nga Spanja që mijëra turistëve dhe pas vendimit të autoriteteve për të testuar të gjithë ata që kthehen. Gjermania vendosi testin e detyrueshëm për të gjithë turistët që kthehen nga vende me rrezikshmëri të lartë në mënyrë që të ndalojë përhapjen e infeksionit, ndërkohë që sezoni turistik arrin pikun. Thuajse mbarë Spanja, përfshirë edhe ishulli turistik i Mallorca, u shpall nga Gjermania të premten rajon me rrezik të lartë për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me korionavirus.
Marc Semmelmann, i cili sapo u kthye nga Ibiza, thotë se masat e autoriteteve për të testuar të gjithë të kthyerit janë të kuptueshme.
“E mirëkuptoj vendimin, jo vetëm për ne, por edhe për familjet tona. Mendoj se është një vendim i drejtë,” tha Semmelmann. Caktimi i rajoneve me rrezikshmëri të lartë zakonisht pasohet nga paralajmërimi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ndaj turistëve për të mos udhëtuar në këto vende në të kundërt do të ndeshen me karantinë të detyruar dyjavore. Qeveria gjermane ka përcaktuar disa vende të Bashkimit Europian si vende që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shkak të numrit të lartë të infektimeve dhe rritjes së normës në mbi 50 raste për 100 mijë banorë gjashtë shtatë ditëve të fundit. Infektimet në Spanjë janë shtuar ditët e fundit, pasi vendi ndaloi karantinën e ashpër. Nga ana tjetër, vendimi i qeverisë gjermane i nxiti shumë turistë t’i ndërpresin pushimet për të shmangur karantinën. Një vendim i tillë zemëroi Madridin zyrtar.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














