Tematike
Gjermania, e rrezikuar prej të kthyerve nga Siria dhe Iraku
Nga Siria dhe Iraku janë kthyer rreth 350 islamistë në Gjermani, 90 prej tyre vetëm në landin më të populluar gjerman, Renani-Veriore Vestfali.
Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënëse e Zyrës Federale të Kriminalistikës për gazetën e Dyseldorfit, „Rheinische Post”. Sipas zëdhënëses, „ka të dhëna se më shumë se 100 të kthyer kanë qenë aktivë në luftime në Siri apo Irak dhe për këtë kanë kryer edhe trajnime”.
Kthimi në Gjermani i islamistëve shihet si një rrezik i madh sigurie.
Nga ana tjetër, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të landit të Renanisë-Veriore Vestfalisë tha se të kthyerit në shumë raste përbëjnë një rrezik të ndjeshëm, sepse ata janë mësuar të përdorin armët dhe kanë përvojë luftimi. „Edhe për shkak se ata e kanë përvetësuar ideologjinë xhihadiste të dhunshme dhe, sepse e përçmojnë thellë mënyrën tonë të jetesës”, shkruan agjencia e lajmeve, kann, përcjell albinfo.ch.
Siç transmeton DW, Autoriteti gjerman i Mbrojtjes Kushtetuese ka bërë të ditur se rreth 110 persona të lidhur me këtë land janë ende në territoret e kontrolluara nga i ashtuquajturi „Shteti Islamik” dhe mund të rikthehen. „Prej tyre ndodhen rreth 50 vetë në Siri, Irak,Turqi në kampe apo burgje.” Sipas Mbrojtjes Kushtetuese shumë islamiste gjermanë janë vrarë në luftime. „Ka të dhëna, se më shumë se 260 persona në Siri dhe Irak janë vrarë; nga këta të vdekur afër 80 prej tyre kategorizoheshin si të rrezikshëm”, ka thënë zëdhënësja e Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA.
Ndërkohë sipas rrjetit redaksional gjerman, RND kanë filluar vetëm në gjysmën e parë të vitit 2020 149 procedura hetimore për terrrorizëm islamik, bën të ditur Prokuroria gjermane, të cilat pasohen nga hapa të tjerë ligjorë. Arsyeja kryesore ka qenë dyshimi për anëtarësi në një organizatë terroriste.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












