Lajme
Tetë pajisje për matje të temperaturës i dhurohen Kosovës
Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se do t’i dhurojë Kosovës tetë pajisje për matje të temperaturës, të cilat do të dërgohen në pikat kufitare të këtij shteti, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Sipas ambasadës ky donacion realizohet përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Një ditë më parë, kjo ambasadë ka bërë të ditur se kanë ndihmuar Kosovën me 50 respiratorë në luftën kundër pandemisë me koronavirus.
Të dyja donacionet janë pjesë e ndihmës prej 1.6 milion dollarëve amerikanë që Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i kanë ndarë për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ky vend po merr kundër pandemisë.
Që nga regjistrimi i rasteve të para më 13 mars, Kosova ka shënuar në total 12,683 raste pozitive, raporton radio europa e lirë, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit Nga 24 deri më 26 korrik, ekipi i Baks Bay Albania do të jetë pjesë e... -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh
Jeta në Zvicër
-
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira Skuterët elektrikë me qira vazhdojnë të jenë një burim polemikash në qytetet zvicerane. Shumë prej tyre... -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit -
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje -
Vala e të nxehtit po shkakton vonesa në trenat zviceranë












