Lajme
8-vjeçari nga Kosova, në ‘radar’ të trajnerëve suedezë
Një vatër e talentëve dhe futbollistëve të shquar, Vushtrria, i ka dhënë Kosovës disa prej emrave më të spikatur që tani luajnë në ligat më elitare evropiane, shkruan VushtrriaOnline, përcjell Albinfo.ch.
Nga dita në ditë talent të rinj gjithandej Evropës po arrijnë të dalin në pah, ashtu sikurse futbollisti me të cilin do të njohftoheni në vijim.
Këtë herë në radarin e trajnerëve suedezë ka rënë edhe 8-vjeçari Enes Mehmeti, i cili po merr vlerësime të larta nga trajnerët e klubit ku ushtron.
Kjo nuk është rastësi, pasi 8-vjeçari është edhe i biri i Fitim Mehmetit, dikur futbollist i klubit KF Kosova që në atë kohë kishte vitet më të arta si klub.
Kurse, tani qysh si 8-vjeçar po befason me talentin e tij shumë trajnerë në Suedi, të cilët sigurojnë se djaloshi me prejardhje nga Vushtrria do të bëhet një futbollist me kualitete të larta.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër















