Kosova
Më pak martesa gjatë pandemisë në Kosovë, por edhe më pak shkurorëzime
Pandemia COVID-19, e cila ka prekur mbarë botën, këtë vit ua prishi planet edhe shumë çifteve, të cilët kishin vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Shumë prej tyre u martuan pa dasmë, e disa të tjerë vendosën ta shtyjnë për vitin e ardhshëm.
Por pandemia gjithashtu ka ndikuar edhe në rënie të numrit të shkurorëzimeve në vendin tonë.
Sipas raportit “Buletini Tremujor T2”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë u shkurorëzuan 114 çifte, kurse u martuan 5 mijë e 633 kosovarë.
Në janar, sipas këtij raporti, 1 mijë e 882 persona i dhanë fund beqarisë, kurse 57 çifte u shkurorëzuan.
Në shkurt prapë pati martesa të shumta, ku 1 mijë e 515 persona kurorëzuan martesën e tyre, kurse numri i divorceve në këtë muaj ishte më i vogël, vetëm 17, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
Muaji mars po ashtu e gjeti Kosovën me numër të madh të kurorëzimeve, ku u martuan 1 mijë e 698 çifte, kurse 37 të tjerë vendosën t’ i japin fund martesës së tyre.
E nga prilli deri në qershor pati rënie të numrit të shkurorëzimeve.
Në prill nuk pati asnjë të shkurorëzuar, kurse martesa ishin 78. Në maj u shkurorëzuan vetëm dy çifte, kurse u martuan 281 të tjerë. E në qershor u martuan 179 çifte, kurse u divorcua vetëm 1 çift.
Bazuar në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2019 të publikuar nga ASK-ja, vjet nga 1 janari e deri në qershor janë kurorëzuar 9 mijë e 27 çifte, derisa numri i shkurorëzimeve ka qenë 320.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih Dhjetë kompani nga Kosova do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në panairin e biznesit... -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë” -
Mynih
FC Kosova München siguron ngjitjen në Bezirksliga
Jeta në Zvicër
-
Evropa po përballet me mungesë punëtorësh 46 për qind e kompanive raportojnë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar... -
Dogana zvicerane përditëson aplikacionin Quickzoll për deklarim më të saktë të TVSH-së -
Studim: Çfarë i streson më shumë zviceranët? -
Një në tre automjete në Zvicër tejkalon shpejtësinë, ngrihet alarm për sigurinë rrugore -
Zvicra refuzon akuzat e SHBA-së për tolerim të punës së detyruar















