Lajme
A mund të ketë trazira sociale pas përfundimit të pandemisë
Ka paralajmërime se niveli i trazirave sociale në gjithë botën mund të rritet kur pandemia COVID-19 të ketë mbaruar, për tri arsye.
“Në shkallë të ndryshme, shumica e epidemive të mëdha të së kaluarës duket se kanë qenë inkubatorë të trazirave shoqërore”, konsiderojnë Massimo Morelli, profesor i shkencave politike në Universitetin Bocconi dhe Roberto Censolo, profesor i asociuar në Departamentin e ekonomisë dhe menaxhimit në Universitetin Ferrara të Italisë, shkruan telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Newsweek, dyshja shqyrtoi provat mbi protestat dhe trazirat rreth kohës së 57 epidemive midis Vdekjes së Zezë në vitet 1300 dhe pandemisë së Gripit Spanjoll të vitit 1918, duke gjetur vetëm katër raste kur revoltat nuk ishin të lidhura qartë me shpërthimet përkatëse.
Sipas tyre, për shembull, Vdekja e Zezë u pasua nga “revolta popullore [që] tronditën autoritetet”.
Ata gjithashtu shikuan provat në pesë epidemitë e kolerës për të parë nëse tensioni shoqëror që u përshkallëzua gjatë atyre periudhave çoi në “episode të rëndësishme të rebelimit”, dhe zbuluan se 39 ndodhën para dhe 71 pas.
Sipas studimit, gjithashtu ka prova për të demonstruar se epidemitë mund të “prishin” shoqërinë civile në tri mënyra.
Së pari, sepse politikat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes mund të bien ndesh me interesin e njerëzve; së dyti sepse ndikimi i epidemisë në vdekshmëri dhe mirëqenien ekonomike mund të përkeqësojë pabarazinë; dhe së fundmi për shkak të tronditjes psikologjike që mund t’i bëjë njerëzit të besojnë në narrativa ishte irracionale në lidhje me përhapjen e sëmundjes, “që mund të rezultojë në diskriminim shoqëror, racor dhe madje ksenofobi”.
Bashkautorët gjithashtu vunë në dukje se që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në fund të vitit të kaluar, “lëvizjet e protestës duket se kanë humbur zërin e tyre në gjithë botën”, përfshirë atë në Hong Kong, lëvizjen ambientaliste të frymëzuar nga Greta Thunberg, dhe jo vetëm.
Nga 20 lëvizjet protestuese aktive në dhjetor të vitit 2019, vetëm dy ose tre janë akoma aktive, thanë ata.
Por ndikimi i pandemisë COVID-19 në marrëdhëniet shoqërore dhe ekonomike, kombinuar me kufizimet e qeverisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, “po shkaktojnë një ndjenjë të fshehtë të pakënaqësisë publike”, shkruajnë Morelli dhe Censolo.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?
















