Lajme
Realizohet ëndrra: Nxënësit shqiptarë në Luginës së Preshevës furnizohen me libra shqip
Për shqiltarët e Luginës së Preshevës dita e sotme është cilësuar historime pasi nxënësit e kësaj ane do të kenë në duar librat shqip, raporton Albinfo.ch
Ky kontigjent i librave shqip ka shkuar nga Republika e Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa.
Postimi i plotë:
Nesër është ditë feste, dita e librave nga Shqipëria në shkollat e Luginës!
Të nderuar bashkëkombës të Luginës së Preshevës.
Dita e nesërme është ditë e veçantë për Luginën e Preshevës.
Nesër, nxënësit e shkollave fillore në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës do të pajisen me libra shkollorë nga Republika e Shqipërisë.
Kjo ëndërr e përbashkët ishte zotim ynë para dy vitesh. Ishte ëndrra ime fëmijërore. Ëndrra e brezave para dhe pas meje.
Nesër, ende pa u mbushur 24 muaj nga ky zotim, nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës pajisen me librat, me të cilët mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.
Të respektuar qytetarë,
Nesër, Këshilli Kombëtar Shqiptar do t’i shpërndajë falas për të gjithë nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.
Librat shqip. Librat falas. Librat nga më cilësoret në Evropën Juglindore.
Gjithsej 4052 nxënës me rreth 4000 prindër të liruar nga barra financiare.
Me këtë rast, shpreh një falënderim të veçantë për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës, që kontribuuan me rreth 140.000 € për financimin e librave në Luginën e Preshevës
Por sonte dua ta falënderoj sidomos ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, znj. Besa Shahini, e cila e ka një meritë të veçantë në sigurimin e librave nga Shqipëria për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Faleminderit Besa për gjithçka që bëni për arsimin në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Mirënjohës përjetësisht, në emër të të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës!
Falënderoj ministren e Financave të Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami, për mbështetjen dhe reagimin e shpejtë për mbledhjen e fondit.
Falënderim edhe për Ministrinë e Arsimit në Beograd, e cila dëshmoi se kur mbizotëron vullneti politik dhe qasja konstruktive mund të zgjidhen problemet më jetike të qytetarëve.
Faleminderit edhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për mbështetjen për kryerjen e obligimit rreth taksës.
Falënderoj po ashtu të gjithë partnerët ndërkombëtarë për kontributin e tyre, si OSBE dhe ambasadat mike të Luginës së Preshevës të akredituara në Beograd.
Sigurisht, falënderim për “Albasin” dhe gjithë të tjerëve që ndihmuan këtë përpjekje.
Të dashur shqiptarë,
Nesër është ditë feste në Luginën e Preshevës.
“I have a dream today”, thoshte Martin Luther King nga shkallët e “Lincoln Memorial”-it gjatë marshit drejt Washingtonit më 1963-n. Ky mesazh universal është nesër me ne: “Sot kam një ëndërr”
Andaj edhe ju ftoj, nesër, bashkëqytetarë, vullnetarë, aktivistë, të zgjedhur, media dhe organizata joqeveritare, të festojmë bashkërisht duke i shpërndarë tekstet mësimore nga Republika e Shqipërisë për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Kjo është dita jonë. Kjo është festa jonë!
Urime!
E-Diaspora
-
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA Ansambli shqiptar në Illinois performoi me valle tradicionale para ndeshjes së Chicago Bulls, duke e kthyer... -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë











