Lajme
Amerika me një ushtri të re sekrete?
Në një nga intervistat me Bob Woodward, presidenti Donald Trump foli për një armë të fuqishme lufte: “Unë ndërtova një armë bërthamore … një armë që askush nuk e ka pasur kurrë më parë. Ne kemi diçka që nuk e keni parë kurrë dhe nuk e keni dëgjuar kurrë. Ne kemi diçka që Putin dhe Xi nuk e kanë idenë. Nuk e ka askush ….ajo që kemi ne në dorë është e pabesueshme”.
Sipas Washington Post – “Woodward ka deklaruar se disa burime anonime kanë konfirmuar se ushtria amerikane ka një ushtri të re sekrete, për të cilën ata nuk japin detaje, dhe se pikërisht këto burime ishin të befasuar që Trump e kishte zbuluar atë, raporton Forbes.
Ka armë në arsenalin amerikan që mbeten ende sekrete. Provat e kësaj janë zbuluar kur u vra Osama Bin Laden në 2011. Mbetjet e aeroplanit dhe në veçanti bishti kanë treguar se ishte një model i panjohur: për nëntë vite askush nuk e ka zgjidhur ende misterin dhe nuk ka asnjë foto të vetme të këtij aeroplani.
Projektimi dhe ndërtimi i një helikopteri të tillë kërkon teknologji të veçanta, por projektimi dhe prodhimi i një arme bërthamore është një gjë tjetër. Nevojiten fonde të mëdha dhe një numër shkencëtarësh me aftësi të ndryshme: vite studimi dhe pune. Dhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë nuk është ndërtuar kurrë një projekt kaq kompleks.
Pentagoni shpjegoi se ishte vetëm një nga shumë studimet për të azhurnuar arsenalin e raketave: një program i destinuar të mbyllet në 2070 me një kosto të vlerësuar prej 85 miliardë dollarësh.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror Penalltitë nuk ishin rastësi, Zvicra kishte zhvilluar trajnim të veçantë para Botërorit... -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror












