Lajme
Zvicër: Disa rajone të Francës dhe Austrisë futen në listën e vendeve me rrezik
Zvicra nuk do që në listën me rrezik të lartë nga koronavirusi t`i vendosë fqinjët e saj, mirëpo disa rajone të veçanta në Francë dhe Austri po përbëjnë rrezik për vendin.
Masat do të hyjnë në fuqi nga e hëna me 14 shtator, ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset. Ai tha se një rajon i Austrisë (Vjena) dhe nëntë rajone të Francës, përfshirë Parisin, do të vendosen në listën e rrezikut të lartë.
Kjo do të thotë që banorët zviceranë nuk duhet të udhëtojnë drejt atyre rajoneve nëse nuk është absolutisht e nevojshme. Kushdo që kthehet nga atje duhet të hyjë në karantinë për 10 ditë. Ka disa përjashtime të tilla si për arsye mjekësore ose profesionale.
Berset tha se qeveria kishte vendosur për një zgjidhje pragmatike për shkak të “shkëmbimit intensiv” që ndodh në rajonet kufitare dhe numrit të punëtorëve ndërkufitarë në qytete si Gjenevë dhe Bazel.
Ministri vuri në dukje se rastet po rriteshin në vendet evropiane, por edhe në Zvicër, ku numri i infeksioneve të reja ditore sapo ka kaluar 500. Rastet e reja janë kryesisht midis njerëzve nën 40 vjeç, tha ai, ndërsa numri i personave që trajtohen në spital dhe vdekjeve është i ulët, shkruan swiss.info, përcjellë albinfo.ch
Gjithashtu tha se vendet po punonin së bashku për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të ruajtur lidhjen e tyre të kontaktit. Situata është shumë e ndryshme nga fillimi i pandemisë, theksoi Berset, dhe qëllimi nuk ishte mbyllja e kufijve.
Rajonet e Francës që do të jenë në listën e rrezikut të Zvicrës nga e hëna janë: Center-Val de Loire, Korsikë, Hauts-de-France, Île de France (rajoni i Parisit), Normandia, Nouvelle-Aquitaine, Occitanie, Pays de la Loire dhe Provence-Alpes-Côte d’Azur. Ekzistojnë gjithashtu një numër territoresh përtej detit Francez (Guajana Franceze, Guadelupa, Polinezia Franceze, Réunion, Martinique, Mayotte, Saint-Barthélemy dhe Saint-Martin).
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau















