Lajme
Vogëlushi 9 vjeçar humb jetën pasi rrëzohet nga një tendë dielli
Janë lënduar tre fëmijë. Sipas policisë së kantonit të Cyrihut, gjendja e njërit prej tyre, një 11-vjeçari, është kritike
Tre fëmijë janë lënduar në Uster (ZH) pasi kanë rënë nga një tendë e madhe dielli. Njëri prej tyre, një nëntë vjeçar, ka vdekur nga plagët, shkruan sda.ch.
Sipas policisë së kantonit të Cyrihut, gjendja e njërit nga të lënduarit, një djali 11-vjeçar është kritike, transmeton albinfo.ch. Gjendja e djalit të tretë është e qëndrueshme. Ai ka thyer vetëm një krah.
Fëmijët ishin ngjitur në një ombrellë të madhe dielli në ndërtesën e shkollës së mesme në Uster, të shtunën në orën 19:00, ka njoftuar policia e kantonit të Cyrihut të shtunën në mbrëmje.
Për arsye të panjohura, tenda u gris dhe djemtë ranë nga lartësia prej rreth tre metrash në tokë, përcjell albinfo.ch. Fëmijët u desh të dërgoheshin në spitale me një ambulancë dhe dy helikopterë shpëtimi.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













