Lajme
Rreth 3,000 kundërshtarë të masave të koronës demonstrojnë në Uster
Një folës në fillim të marshimit tha se "nuk do të tolerohen ekstremistët e krahut të djathtë". Marshimi ka qenë paqësor deri në fund
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2021/09/protesta-uster.jpg)
Pasditen e sotme, rreth 3,000 kundërshtarë të masave të pandemisë së koronës kanë marshuar me zë të lartë nëpër rrugët e qytetit Uster, Kantoni i Cyrihut.
Ky organizim i shoqatës “Freiheits-Trychler” dhe grupimit “Mass-Voll” ishte miratuar paraprakisht nga policia dhe mbeti deri në fund paqësor, shkruan agjencia e lajmeve, SDA.
Si masë paraprake, policia kishte mbyllur qendrën e qytetit .
Një folës në fillim të marshimit tha se “nuk do të tolerohen ekstremistët e krahut të djathtë “, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, ata të gjithë “nuk janë kundërshtarë të vaksinimeve, por kundërshtarë të masave”, ka shtuar ai.
Përveç kritikave të njohura tashmë ndaj ministrit Alain Berset, kishte edhe shumë pankarta kundër “vaksinimit të detyrueshëm” të supozuar.
Ndërkaq, edhe kundërshtarët e demonstruesve të koronës janë shfaqur në disa vende, në anë të rrugës ku bëhej marshimi. Në rrugë ishin shkruar me sprej slogane si: “Usteri është i vaksinuar”.
Një grup banorësh kanë ngritur një banderolë ku shkruhej “Për shkak të njerëzve si ju, nuk zhvillohet Tregu i Usterit këtë vit”.
Të Shtunën e kaluar, në një marshim të ngjashëm kundüër masave, në Winterthur, kanë marrë pjesë në mes 4,000 dhe 5,000 veta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n