Lajme
Sommaruga dhe Kurz: Zvicra dhe Austria nuk duan mbyllje kufijsh
Krerët e dy vendeve ranë dakord që pandemia nuk duhet të çojë në mbyllje kufijsh që do të prekte popullsinë dhe ekonominë
Kancelari Federal i Austrisë, Sebastian Kurz dhe Presidentja Federale e Zvicrës, Simonetta Sommaruga janë takuas sot në Bernë. Takimi kishte të bënte me politikën, mjedisin dhe pandeminë e koronavirusit.
Kurz është pritur me nderime ushtarake në Lohn afër Bernës.
“Ishte një shkëmbim i hapur qëndrimesh”, kanë thënë Kurz dhe Sommaruga pas bisedimeve në konferencën e mbajtur për media, pas takimit, shkruan sda.ch.
Sommaruga ka thënë me këtë rast se të dy vendet duan të bashkëpunojnë në luftimin e pandemisë së koronavirusit, transmeton albinfo.ch. Presidentja Federale dhe mysafiri i saj ranë dakord që pandemia nuk duhet të çojë në mbyllje kufijsh që do të prekte popullsinë dhe ekonominë.
Përveç koronavirusit, u zhvillua një shkëmbim mbi klimën dhe çështjet mjedisore, dhe fokusi ishte gjithashtu në mbrojtjen e Alpeve. Temat e tjera përfshinin bashkëpunimin ndërkombëtar dhe çështjet bilaterale, siç raportohet nga Departamentet Federale për Punë të Jashtme (FDFA) dhe për Mjedisin, Transportin, Energjinë dhe Komunikimin (Uvek).
Sommaruga dhe Kurz ishin takuar për herë të fundit në janar të këtij viti, me rastin e një vizite zyrtare të presidentes federale në Vjenë. Përveç saj edhe ministrat federalë, Ueli Maurer dhe Alain Berset kanë marrë pjesë sot në një drekë me kancelarin Kurz.
Sommaruga, ministri i jashtëm Ignazio Cassis dhe ministrja e drejtësisë dhe üolicisë, Karin Keller-Sutter ishin po ashtu të përfshirë në bisedimet zyrtare.
Austria është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Zvicrës. Që nga viti 2015, shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve ka tejkaluar shumën prej 20 miliardë eurosh, përcjell albinfo.ch. Zvicra është një nga investitorët më të rëndësishëm në Austri.
Kompanitë zvicerane punësojnë rreth 34,000 njerëz në vendin fqinj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












