Lajme
40.500 të shëruar nga Covidi në Zvicër
Deri më tani është bërë testimi i miliona personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm, shkruan albinfo.ch.
Gjatë kësaj jave, në Zvicër është raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 40.500 persona, përderisa në fund të muajit maj ishin vetëm 30 mijë të shëruar. Kjo rritje e shërimeve sipas autoriteteve zvicerane çdoherë e më shumë po vjen si rezultat nga trajtimi i duhur dhe kujdesi i stafit mjekësor karshi pacientëve, por edhe numri i madh i të infektuarve dhe më pas shërimi i tyre, transmeton albinfo.ch.
Në Zvicër janë prekur deri më tani 49,283 raste me COVID-19 dhe në tërësi që nga rastet e para, ka bërë 1,251,614 testime, nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
Sipas raporteve nga kantonet 40.5 mijë njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi. Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se Zvicra është renditur e para në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














