Lajme
Djaloshi 12 vjeçar nga Kosova detyron shkollën ta përfshijë Kosovën në librat shkollorë
Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shkollën të ndryshojë librat duke e përfshirë edhe Kosovën në to, përcjell albinfo.ch.
Këtë e bëri të ditur nëna e Diellit, Aurora Pirraku Eriksson e cila është politikane shqiptare e angazhuar në radhët e Partisë Socialdemokrate për Besim dhe Solidaritet (Soialdemokrater för tro oh solidaritet), në qytetin Västerås të Qarkut Västmanland në Suedi.
Ky është postimi i plotë i saj:
Krenare si nënë dhe si shtetase e Kosovës që djali im Dielli 12 vjeç vuri në dukje faktin se në librat e shkollës Kristiansborgsskolan Västerås të Suedis, nuk ishte Kosova.
Ai ngriti zërin dhe sot kjo shkollë i ndryshoj librat. Një shkrepse i vë zjarrin pyllit dhe një çelës i vogël hap dyer te medha, ka shkruar Aurora. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










