Lajme
Drita Cacaj kërkon votën e bashkatdhetarëve për deputete në Këshillin e Vjenës
"Po të dalë i gjithë komuniteti ynë shqiptar në votime, jo vetëm një përfaqësues, por do t’i kishim së paku tre veta në Këshillin e Vjenës“, shtoi zonja Cacaj për Albinfo Austria.
Drita Cacaj është një figurë e njohur e komunitetit shqiptar në Austri. Ajo është anëtare e partisë ÖVP të udhëhequr nga kancelari Sebastian Kurz, ndërsa prej 15 vjetësh është aktive në politikën austriake.
Drita është kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës dhe kërkon voton e komunitetit shqiptar. „Unë i gëzohem çdo suksesi të shqiptarëve në Austri. Jam e lumtur kur shoh bashkatdhetarët tanë që janë aktivë në secilën sferë jetësore. Por, jemi pakëz prapa aty ku duhet të jemi, në politikë, pra në vendimmarrje“, thotë Drita Cacaj për Albinfo Austria.
Zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të Vjenës (Gemeinderat) dhe zgjedhjet për Këshillin e Qarkut të Vjenës (Bezirkvertretungswählen) do të mbahen më 11 tetor 2020. Drita pret që bashkatdhetarët tanë kësaj radhe të dalin në numër sa më të madh dhe të votojnë.
„ Ne i jemi falënderues popullit dhe shtetit mik austriak. Ata na i kanë dhënë gjitha mundësitë për të vepruar dhe integruar. Por, ata kërkojnë nga komuniteti ynë që të jemi pjesë e vendimmarrjes. Është krejt ndryshe kur projektet, brengat dhe nevojat e komunitetit tonë përfaqësohen nga dikush tjetër, dhe do të ishte krejt ndryshe kur do të kishim një përfaqësues tonë në vendimmarrje“, thotë ajo.
Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 tetorit do të kanë të gjithë ata që janë mbi moshën 16 vjeçe, shtetas austriak dhe me vendbanim në Vjenë. “Në Vjenë jetojnë afërsisht 15-17 mijë shqiptarë me të drejtë vote. Po të dilnin të gjithë në votime, jo vetëm një përfaqësues, por do t’i kishim së paku tre veta vetëm në Këshillin e Vjenës“, shtoi zonja Cacaj.
Në rast të zgjedhjes si deputete në Këshillin e Vjenës, Drita Cacaj premton integrim më të mirë për komunitetin tonë, të drejta të barabartë të grave si dhe angazhim për shkollim më të madh të të rinjve tanë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












