Lajme
Kantoni i Cyrihut lejon 300 veta në lokale nga 100 sa ishin deri tani
Në restorante, bare dhe klube, do të lejohet të jenë të pranishëm deri në 300 persona, brenda dhe jashtë, me kusht që të mbajnë maska
Kantoni i Cyrihut ka vendosur të zgjasë masat mbrojtëse nga Covid-19 deri të paktën në fund të tetorit, me disa ndryshime, shkruan srf.ch.
Ndryshimi më i rëndësishëm që bie në sy është ky: Në restorante, bare dhe klube, do të lejohet të jenë të pranishëm deri në 300 persona, brenda dhe jashtë, me kusht që të mbajnë maska, trasnmeton albinfo.ch.
Deri më tani, kishte një kufizim prej 100 personash.
Për aktivitetet me një maksimum prej 100 personash brenda ose një maksimum prej 300 personash në ndërtesa dhe në hapësirën jashtë tyre, maskat e higjienës tani janë të detyrueshme nëse nuk mund sigurohet mbajtja e distancës.
Edhe në lëmin e prostitucionit tani ka një risi: klientët duhet t`i japin të dhënat e tyre të kontaktit, që do të shërbejnë për gjurmimin e infeksioneve me covid-q9.
Detyrimi për mbajtje të maskës në dyqane, qendra tregtare dhe tregje do të vazhdojë edhe më tutje, përcjell albinfo.ch. Po kështu, do të bëhet edhe më tej mbledhja e të dhënave të kontaktit në restorante.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













