Futboll
Humbja e Dritës i jep fund aventurës europiane
Ka përfunduar këtu ëndrra e Dritës së Gjilanit, në Ligën e Europës. Kampionët e Kosovës, u mposhtën në rundin e tretë të këtij kompeticioni nga polakët e Legias së Varshavës me rezultatin 2-0.
Dy golat në pjesën e parë nga Uzolek dhe Pekhart i siguruar triumfin vendasve, që e shohin veten në “Play-Off”-in e Ligës së Europës. Pavarësisht humbjes, vlen të theksohet fakti se gjilanasit bënë një paraqitje dinjitoze, edhe pse luanin në transfertë dhe përballë kishin një kundërshtar me nivel si Legia e Varshavës.
Shkëndija dhe Drita iu bashkuan skuadrave shqiptare që dështuan në kupat kontinentale, pasi braktisën Europa Ligën pas humbjeve respektive që sanksionuan dhe eliminimin. Ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut vuajti disfatën ndaj Totenhemit 1-3 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Shkupit.
Jashtë Europa Ligës edhe Drita që humbi 2-0 ndaj Legias së Varshavës, skuadër shumë e fortë për formacionin nga Superliga e Kosovës që mbyll gjithsesi një aventurë pozitive. Vsolek dhe Pekhart ishin autorët e golave për Legian që eliminoi Dritën e Gjilanit pa probleme.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih













