Lajme
Rezultatet preliminare: 63 % kundër iniciativës që kufizon migracionin
Rezultati i parë i votimit të ditës vjen nga komuna Strengelbach e Kantonit Aargau. Kjo komunë ka thyer rregullin që ndalon publikimin e rezultateve para orës 12.00
Iniciativa e SVP-së për kufizimin e migrimit nga shtetet e BE-së, sipas të gjitha gjasave do të pësojë fiasko në kutitë e votimit, në referendumin që po mbahet sot, në nivel nacional, në Zvicër
Kështu sipas rezultateve preliminare, 63 % kanë votuar kundër kësaj iniciative, vlerëson SRG. Sigurisht, është ende heret për të folur për rezultatet përfundimtare por trendi i humbjes së kësaj iniciative duket mjaft i qartë, shkruan albinfo.ch. Po ashtu të gjitha sondazhet e realizuara më parë kanë parashikuar humbjen e saj.
Rezultati i parë i votimit të ditës vjen nga komuna Strengelbach e Kantonit Aargau. Kjo komunë ka thyer rregullin që ndalon publikimin e rezultateve para orës 12.00. Ajo ka publkuar rezultatet preliminare rreth 20 minuta para kohës së lejuar. Sidoqoftë, kjo komunë fshatare i ka thënë jo iniciativës së kufizimit.
Përveç për migracionin, sot zviceranët votojnë edhe për 4 iniciativa të tjera. Në vazhdim, trendi aktual për të gjitha iniciativat në nivel të Zvicrës: 63 % JO për iniciativën e kufizimit, 53% PO për ligjin e gjuetisë, 61% JO për shtesat e fëmijëve, 60% PO për lejen e atësisë dhe 53% PO për avionët luftarakë, transmeton albinfo.ch.
Por një gjë duhet pasur parasysh: Deri më tani, votat janë numëruar kryesisht në komunat më të vogla, qytetet e mëdha mungojnë. Prandaj, numrat mund të ndryshojnë ndjeshëm.
Njohësit e rrethanave thonë se numërimi i votave kësaj radhe mund të marrë më shumë kohë, për shkak të kushteve specifike të pandemisë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit















