Lajme
Koronavirusi në Zvicër me trend rënieje: 782 raste në tri ditët e fundit
Që nga java e parafundit, BAG nuk bën më raportimin e rasteve gjatë fundjavës, por ato i raporton të përmbledhura, të hënën
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 782 raste të reja infeksionesh me koronavirus në tri ditët e fundit, shkruan srf.ch.
Siç është njoftuar tashmë, që nga java e parafundit, BAG nuk bën më raportimin e rasteve gjatë fundjavës, shkruan albinfo.ch. Kështu, numri i publikuar të hënën (sot) përfshin regjistrimet nga fundjava dhe raste individuale të mbetura pa u regjistruar gjatë javës së kaluar.
Mesatarja e rasteve të 7 ditëve të fundit është 335 që është 20 për qind më pak se në javën e kaluar. Prandaj, trendi i infeksioneve është në rënie.
Shkalla mesatare 7 ditore e rezultateve pozitive të testimeve aktualisht është 3.8 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 4 teste ishin pozitive.
Numri mesatar i testimeve të bëra në 7 ditët e fundit është 10,132 teste në ditë, që është 19 për qind më e ulët se një javë më parë.
BAG raporton 2 raste të reja të vdekjes nga Covid-19 që kanë ndodhur gjatë periudhës së përmendur, përcjell albinfo.ch. Numri i pranimeve në spital gjatë 7 ditëve të fundit ka qenë 8 persona në ditë dhe kjo është 32 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit











