Lajme
Pasqyra e gjendjes aktuale me Covid-19 në Zvicër, Gjermani dhe Austri
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenaxhuar, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 52,871 infektime gjithsej, ndërkohë që numri i testimeve ka kaluar shifren e 1.3 milionëve.
Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020, kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.
Sidoqoftë, përkundër numrit të të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur. Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 42,700 persona.
Nga ana tjetër, Gjermani po ashtu ka rritje të numrit të infektimeve me Covid-19. Autoritetet shëndetësore gjermane bëjnë me dije se situata është e menaxhuar, por numri i infektimeve është shqetësuese.
Sipas të dhënave nga Gjermania, 290,466 persona janë infektuar që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, dhe se numri i viktimave ka arritur në 9,556 persona, transmeton tutje albinfo.ch.
Rhenanie e Westphalisë Veriore rajoni më i populluar i Gjermanisë dhe Bavaria janë dy landet më të prekura nga pandemia.
Gjermani ka realizuar gjithashtu rreth dy herë më shumë teste në javë në shtator në raport me muajin prill. Numri i testimeve ka kaluar shifren 15,642,654. Ndërkohë numri i shërimeve ka arritur në 254,200 persona të shëruar plotësisht nga virusi.
Edhe në Austri numri i infektimeve me Covid -19 ka shënuar rritje të dukshme. Mbi 1.5 milion testime janë kryer në Austri që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 1,586,578 testime gjithë popullatës austriake, transmeton albinfo.ch.
Nga numri total i testimeve, 44,041 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në këtë shtet është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Austri janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 34,916 persona.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet Nëse popullsia e Zvicrës arrin 9.5 milionë, Këshilli Federal do të detyrohet të frenojë ndjeshëm imigracionin;... -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur













