Lajme
“Bolero në vilën e pleqve”, në festivalin e filmit të Varshavës
Është bërë e ditur se filmi “Bolero në vilen e pleqve”, me regji të Spartak Pecanit, prodhuar nga shtëpia kinematografike “Eclipse S.A.”, është përzgjedhur në Fusion International Film Festival, i cili do të zhvillohet në dhjetor 2020 në Varshavë, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë. Skenari i filmit ”Bolero në vilën e pleqve” është me motivet e veprës së Fatos Kongolit me të njëjtin titull.
Regjinë e këtij filmi e ka bërë mjeshtri i kinematografisë, regjisori Spartak Pecani, i cili për realizimin e skenarit ka bashkëpunuar edhe me Linda Fejzajn. Producent është “Eclipss” me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe kooprodusion i Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Në këtë film luajnë doajenët e filmit dhe teatrit, aktorët Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, aktorja mjaft e talentuar, Gentiana Ramadani, e shkolluar në Akademinë prestigjioze për Film dhe Teatër në Shkup, si dhe Olta Daku, Olta Gixhari, Ledjon Zoi, Afrim Muçaj.
Në qendër të subjektit të filmit është një çift pleqsh që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në fundin e jetës së tyre, edhe pse kanë tre fëmijë. Biri i tyre u siguron një punëtore shtëpie, në dukje një vajzë e qetë dhe e përkushtuar, ardhur nga s’dinë se ku, por vajza e pleqve që në impaktin e parë duket se nuk e pëlqen aspak mysafiren e re në shtëpinë e prindërve, kjo do të bëjë që ajo të shkojë përtej pyetjeve të drejtpërdrejta, duke bërë që të zhbirojë mbi jetën e saj, nga ku mëson se me kë ka të bëjë. Punëtorja që jeton në vilë ka një të kaluar të errët për mendimin e vajzës së pleqve, për më tepër edhe prirjet e saj janë në kundërshtim me parimet dhe principet që ajo ka.
Filmi përcjell mënyrën e sotme të të jetuarit si dhe dramën shqiptare që kalon në modernitet, ku harresa është aq e dhimbshme sa edhe gjithë dramat e tjera dhe zhvillohet aty ku ka pamundësi të marrëdhënieve familjare, shkruan Illyria.
Me pjesëmarrjen në Fusion International Film Festival, në Varshavë, ky projekt filmik që vjen nga Tirana, dëshmon edhe një herë për virtuozitetin e lartë të regjisorit Spartak Pecani, për të nxjerrë në ekran fshehtësitë e artit filmik me një gjuhë dhe stil tejet origjinal. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm