Lajme
Shqiptari 20 vjeçar mban kriminelin me gërshërë në duar derisa vjen policia
Një shqiptar i guximshëm 20 vjeçar kapi të arratisurin që mbante gërshërë të rrezikshme në duar dhe e mbajti atë me forcë derisa aty erdhën policët
Natën e kaluar, një burrë 32 vjeçar, në gjendje të dehur po bënte zhurmë në Stacionin Qendror të trenit, në Hanoverit, shkruan presseportal.de
Ky person ga Pakistani binte në sy për sjelljen e tij agresive dhe bisedën me zë të lartë.
Për më tepër, ai mbante në duar një palë gërshërë me tehun e gjatë 15 centimetra dhe nuk kishte vendosur fare maskë, transmeton albinfo.ch. Ai po ashtu po ecte në mënyrë të palejueshme mbi shinat e hekurudhës dhe kjo bëri që një shërbyes treni të thërriste policinë federale.
Kur policët arritën, personi në fjalë provoi të largohej duke kaluar disa shina për të shmangur kontrollin. Por një shqiptar i guximshëm 20 vjeçar kapi të arratisurin dhe e mbajti atë me forcë derisa aty erdhën policët, përcjell albinfo.ch. Pastaj i dehuri agresiv u dërgua në stacionin e policisë.
Personi në fjalë, tashmë i njohur për policinë për shkak të delikteve të shumta të kryera, jeton në Bückeburg dhe aktualisht po vuante një dënim me kusht për shkaktim, lëndimesh të rrezikshme trupore, transmeton albinfo.ch. Dënimi do t`i përfundonte në vitin 2023.
Ai është regjistruar në polici gjithashtu si kriminel i armatosur i dhunshëm dhe përdorues droge.
Testi i alkoolit që i është bërë ka treguar një vlerë prej 2.6 promilë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare Fight Night Rheintal do të mbahet më 27 qershor 2026 në Oberriet dhe pritet të mbledhë... -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? Qeveria zvicerane publikon pesë rreziqet kryesore për vendin... -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë -
Zvicra me “parajsë të re tatimore” për kompanitë -
Zyrtarisht: Zvicra vendos kontrolle kufitare gjatë samitit të G7 në Francë -
Zvicër: Gjenden 14 kilogramë kokainë të fshehura në parakolpin e veturës














