Tematike
Ticino u kërkon të huajve certifikatë se nuk janë kriminelë
Të huajt që aplikojnë për leje qëndrimi në Ticino duhet të sigurojnë një certifikatë për të dhënat penale. Ky veprim është i diskutueshëm në nivelet federale
Presidenti i qeverisë së Kantonit Ticino, Norman Gobbi, nga partia e djathtë “Lega”, udhëheq departamentin e drejtësisë në nivel kantoni. Ky funksion e ballafaqon atë me kritika të vazhdueshme, veçanërisht nga politikanët e majtë, shkruan srf.ch.
Sipas tyre, departamenti i tij është tepër i rreptë kur bëhet fjalë për lejet e qëndrimit.
Ka shumë vendime negative në këtë pikë, transmeton albinfo.ch. Por Gobbi kundërshton, duke thënë se gjithçka po shkon si duhet.
Në të vërtetë është fakt se Parlamenti i Ticinos ka vendosur që në vitin 2015 që të gjithë të huajt që duan të jetojnë në këtë kanton detyrohen të paraqesin një ekstrakt të të dhënave kriminale, përcjell albinfo.ch. Dhe, kjo praktikë ka qenë gjithmonë në shkelje të marrëveshjeve dypalëshe me vendet e BE-së (bilateralet).
Gobbi e di këtë por ai thotë: “Kjo na ndihmon të identifikojmë njerëzit që kanë kryer krime të rënda. Pa këtë ekstrakt do të ishte e pamundur për ne. Kjo është gjithashtu një masë mbrojtëse kundër ndikimit të krimit të organizuar, i cili po fiton terren në të gjithë Zvicrën”.
Kjo është arsyeja pse kantoni i Ticinos ka drejtuar një politikë kokë më vete për pesë vjet, duke sfiduar ligjin në fuqi, përcjell albinfo.ch. Dhe megjithatë, asgjë nuk po ndodh për ta kundërshtuar.
Lukas Rieder, zëdhënës i Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) thotë për srf.ch: “SEM ka informuar autoritetet e Ticinos që në 2015 se kjo praktikë bie ndesh me Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë të Personave.
Dhe kjo është arsyeja pse SEM u ka bërë thirrje autoriteteve të këtij kantoni që të përmbahen nga marrja e këtyre ekstrakteve nga regjistrat penalë.
Por, kjo thirrje ka hasur në veshë të shurdhër në Bellinzona (kryeqyteti i Kantonit Ticino). Madje ka ndodhur e kundërta, autoritetet e Ticinos me iniciativat e tyre kërkojnë që kjo praktikë të ndiqet edhe në nivel federal, përcjell albinfo.ch. Por, Berna zyrtare ka reaguar ndaj kësaj, thotë Rieder.
“Këshilli Federal (qeveria e vendit) ka kryer një analizë rreth kësaj dhe ka përcaktuar se ekziston një zgjidhje e mundshme”.
Në BE ekziston një program që mundëson shkëmbimin e të dhënave të tilla kriminale, thotë më tutje zëdhënësi i SEM. “Zvicra po përpiqet të kontrollojë nëse pjesëmarrja në këtë program do të përmbushte shqetësimet e Ticinos, pa shkelur rregullat e Lëvizjes së Lirë të Personave në të njëjtën kohë.”
Presioni nga Bellinzona mund të nënkuptojë se marrja e certifikatave të të dhënave kriminale së shpejti mund të bëhet e ligjshme, transmeton albinfo.ch. Dhe jo vetëm për kantonin e Ticinos, por për të gjithë kantonet.
A është me të vërtetë e dobishme kjo praktikë në luftën kundër krimit të organizuar, siç dëshiron ta bëjë këtë të besueshme Kantoni i Ticinos? Po, thuhet në përgjigjen që Prokuroria Federale i ka dhënë pyetjes së srf.ch. Marrja e certifikatave të të dhënave penale është një nga masat parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














