Lajme
Rritje e numrit të rasteve në Zvicër: 1.548 infeksione në tri ditët e fundit
BAG nuk raporton më raste gjatë fundjavave. Kështu, numri i publikuar të hënën përfshin regjistrimet e vona nga java e kaluar dhe nga fundjava
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar në pasditen e sotme 1,548 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në tri ditët e fundit, shkruan srf.ch.
Siç është njoftuar tashmë, BAG nuk raporton më raste gjatë fundjavave. Kështu, numri i publikuar të hënën përfshin regjistrimet e vona nga java e kaluar dhe nga fundjava.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit, me këtë raportim të ri arrin në 421, transmeton albinfo.ch. Kjo është 25 për qind më shumë se në javën e kaluar që tregon për një tendencë të qartë të rritjes së numrit të infeksioneve
Mesatarja e rasteve pozitive të 7 ditëve të fundit aktualisht është 4.8 për qind, ose nga 100 teste, mesatarisht 5 teste kanë rezultuar pozitive.
Numri i testeve të kryera sipas mesatares 7-ditore është 9,396 teste në ditë, që është 8 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG ka raportuar sot edhe tri vdekje të reja nga Covid-19, përcjell albinfo.ch Pranimet në spital gjatë 7 ditëve të fundit kanë qenë 8 persona në ditë. Kjo është 10 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













