Lajme
Kurz dhe kabineti i tij, negativë në testin e koronavirusit
Pas infektimit me koronavirus të një bashkëpunëtori të kancelarit, Sebastian Kurz, pjesa më e madhe e qeverisë austriake iu nënshtruan testit tw Covid -19 Të gjitha rezultatet ishin negative, siç u njoftua të martën mbrëma.
Në Qeverinë austriake nuk ka të infektuar me koronavirus, sepse kancelari Sebastian Kurz dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë rezultuar negativë në testin e Covid 19, raporton orf.at.
Dje u diagnostikua një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kancelarit austriak. Të gjithë anëtarët e Qeverisë austriake menjëherë iu nënshtruan testit të nevojshëm.
Sipas mediave austriake, Kurz ndihet shumë mirë dhe nuk ka simptoma, ndonëse ka qenë në kontakt gjatë javës së kaluar me bashkëpunëtorin e tij, tashmë të infektuar, transmeton Albinfo Austria.
Kancelari synon të vazhdojë punën nga zyra e tij, por do të shmangë takimet personale.
Në shtator numri i infeksioneve me koronavirusi në Austri filloi të rritet përsëri, ndërsa shumica e të infektuarve u regjistruan në Vjenë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












