Lajme
Italia me ligj të ri për emigrantët shqiptarë
Shqiptarët do të kenë mundësi më lehtë të punojnë në Itali
Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje, duke i lehtësuar marrjen e leje qëndrimit.
Me anë të këtij ligji të ri, në Itali do të përfitojnë shumë shqiptarë të cilët punojnë atje, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Përmes këtij draft ligji, të gjithë emigrantëve lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit për motive të tjera, në leje qëndrimi për motive pune.
Këtu përfshihen lejet e qëndrimit të lëshuara për motive fatkeqësie natyrore, për mbrojtje special, aktivitet sportive, artistik, motive fetare e asistencë për minorenët.
Drafti lejon edhe të drejtën e dhënies së lejes së qëndrimit edhe për motive të mbrojtjes sociale ndaja emigrantëve riatdhesimi i të cilëve do t’u shkaktonte trajtim jo human e degradues të jetës së tyre private e familjare.
Ministrja e bujqësisë në Itali, Teresa Bellanova është shprehur e kënaqur për këtë normativë të re ligjore.
“Më në fund i kemi dhënë fund jo qytetarisë së draft-ligjeve të sigurisë së Salvinit, duke vendosur kushte të civilizimit juridik dhe të drejtësisë sociale. Mbyllëm një faqe të errët të historisë italiane që për një normativë të gabuar kishte hedhur hije ndaj mijëra grave e burrave duke i transformuar në klandestinë”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











