Muzikë
Vendim Thaqi, kitaristi shqiptar në Zvicër
Vendim Thaqi, kitaristi shqiptar, i cili jeton dhe punon në Zvicër, në një intervistë rrëfen për rrugëtimin e tij dhe arritjet në fushën e muzikës. Ai flet edhe për projektet dhe planet për të ardhmen, përcjell abinfo.ch.
Vendimi ka përfunduar studimet në Koln/Aechen për kitarë klasike dhe vallëzim, si dhe ndjek studimet master për pedagog të muzikës në Universitetin e Zurich-ut. Ai jep mësim në shkollën e muzikës në Zurich dhe Luzern.
Duke qenë se një ndër sfidat më të vështira për kitaristin shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Vendim Thaqin, ishte angazhimi dhe dëshira e madhe në profesionin e muzikës klasike, prapëseprapë ai ka gjetur rrugën e suksesit në punën e tij si pedagog i muzikës/kitarës. Vendimi, shpesh herë mësimdhënien dhe muzikën i quan dy dashuritë e tij të jetës, pasi që i konsideron si dy të arriturat e tij më të mëdha.
Meqë konsiderohet njëri ndër shqiptarët e rrallë që veçohet për punën dhe suksesin e tij jo vetëm në Zvicër, por edhe në shumë shtete të tjera, ai e konsideron fat të madh se ne vendin ky jeton dhe punon, ka shoqëri nga shumë vende të ndryshme të shqiptarisë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Në një intervistë për Telegrafin ai thekson se personalisht për të është një privilegj shumë i madh që mund të punojë në këtë drejtim dhe është shumë me fat që ka takuar dashamirës që e kanë drejtuar gjatë studimeve; siç është ish-profesori i tij Hans-Werner Huppertz, i cili ja japi dyert për të shkelur në tokën e premtuar në atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka përfunduar studimet në Koln/ Aachen për Gitarë Klasike dhe Tanz(Vallzim) me rezultate të shkëlqyeshme, ka ligjëruar në SHBA, si i ftuar i “Young Artist in Rezidence“, ku ka përformuar në „Salisbury University (Mariland/USA“. Po ashtu Vendimi ndjek studimin e dytë Master për Pedagog të muzikës në Universitetin e Zurich-ut (ZhDK), dhe ligjëroni në Zurich dhe Luzern, në shkollën e muzikës.
Megjithatë, ai mendon se me punë, përkushtim dhe me sjelljet që bëjmë në përditshmëri, gjithkush është një ambasador për vendlindjen e tij, apo vendin e origjinës, duke mbrojtur gjuhën, kulturën dhe traditën tonë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












