Lajme
Ndahet nga jeta miku i madh i shqiptarëve, zvicerani Willy Knecht
Lidhja e tij me shqiptarët dhe Kosovën nis në vitin 1999 kur ai ishte emëruar nga autoritetet zvicerane në krye të një ekipi për identifikimin gjegjësisht ekshumimin e viktimave të luftës atje.
Më 29 shtator ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare miku i dëshmuar i shqiptarëve dhe i Kosovës, Willy Knecht, njofton miku dhe bashkëpunëtori i tij, Nezir Loku.
Knecht qe bërë i njohur për punën e përkushtuar humanitare të realizuar kryesisht në regjionin e Kaçanikut, shkruan albinfo.ch.
Lidhja e tij me shqiptarët dhe Kosovën nis në vitin 1999 kur ai ishte emëruar nga autoritetet zvicerane në krye të një ekipi për identifikimin gjegjësisht ekshumimin e viktimave të luftës atje.
I prekur nga shkretërimi që kishte lënë lufta në Kosovë dhe nga varfëria e njerëzve në regjionin e Kaçanikut, ai ishte lidhur fuqishëm me njerëzit e zonës. Kështu, që nga përfundimi i luftës dhe deri sa ka pasur ende fuqi, Willy Knecht ka bërë shumë punë në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave të fshatrave të asaj ane, shkruan albinfo.ch. Veç kësaj, ai ka marrë nën përkujdesje dhe u ka ndërtuar shtëpi disa familjeve të varfëra e të prekura nga lufta.
“Në vitin 1999, ish polici kishte qenë në Kosovë dy herë me ekipin e vet për hetimin e krimeve të luftës, gjegjësisht për identfikimin e viktimave të luftës. Me rastin e vizitave të kryera profesionale ai kishte parë se çfarë varfërie mbizotëronte në vendin e goditur nga lufta dhe kishte vendosur menjëherë të vepronte”, shkruante për të vite më parë gazeta “Berner Zeitung”.
“Qysh atëherë unë angazhohem bashkë me miku tim, Nezirin (Lokun) për të ofruar ndihma të drejtpërdrejta efektive dhe të përcaktuara në mënyrë precize në vend”, thotë Knecht.
albinfo.ch e ka intervistuar tashmë të ndjerin disa herë dhe ka ndjekur veprimtarinë e tij në të mirë të Kosovës dhe shqiptarëve.
Ndër shenjat që identifikonin lidhjen e tij të fuqishme me shqiptarët ishte edhe flamuri shqiptar të cilin ai e mbante në zyrën e tij të punës, në shtëpinë e tij në Bonigen të Kantonit të Bernës. Në zyrë ai mbante edhe elemente tera identifikuese dhe simbole të shqiptarëve e të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve