Futboll
Kombëtarja fillon përgatitjet për ndeshjen me Slloveninë
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot stërvitjen e parë pas ndeshjes gjysmëfinale të “play-off”- it për kualifikim në Evropian.
Në seancën e mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas morën pjesë vetëm futbollistët që nuk u paraqitën në duelin e mbrëmshëm kundër Maqedonisë së Veriut dhe ata që kishin më pak minuta në këtë takim.
Ndërkohë, ekipit iu bashkua edhe portieri Samir Ujkani, i cili do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Greqisë. Tashmë futbollistët dardanë kanë lënë pas shpine zhgënjimin e madh të përjetuar mbrëmjen e kaluar, duke u përqendruar plotësisht në dy ndeshjet e radhës me qëllim të prezantimin sa më të denjë.
Nesër Kombëtarja e zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00, derisa paraprakisht në orën 18:30 mbahet konferenca për media.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













