Lajme
Gjermania me mijëra të infektuar në 24 orët e fundit, forcon masat
Autoritetet shëndetësore gjermane kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 4.895 raste infektimesh, transmeton albinfo.ch.
Tashmë përhapja e COVID-19 në Gjermani ka bërë që vendi të rrisë kufizimet në qytetet kryesore, ndërkohë që spitalet shkurtojnë stafin pas infektimit të shumë mjekëve dhe infermierëve.
Kjo rritje alarmante ka detyruar Kancelaren Angela Merkel të dakortësojë ligjin e ri për qytete si Berlini, Hamburgu, Mynihu, ku përveç se maskat do të jenë të detyrueshme të përdoren edhe në ambiente të hapura, gjithashtu do të mbyllen restorantet dhe baret.
Vendi është përballur me 100.000 raste në javë dhe ka angazhuar ushtrinë gjermane të ndihmojë qytetarët në nevojë.
Zona e kuqe e infektimit mbetet Berlini me 1600 raste, dhe Merkel është shprehur se mënyra se si do të menaxhohet situata tani do të jetë vendimtare për dimrin.
“E di që është e vështirë të jetosh me kufizime, por bashkë mund t’ia dalim. Gjithçka do të rregullohet një ditë dhe ne do ta shijojmë jetën pa rregulla pandemie”.
Ajo gjithashtu shtoi se ekonomia është prioriteti saj kryesor, pasi nuk do që të përsëriten situatat e muajit mars.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












