Lajme
Përmasa shqetësuese të pandemisë në Zvicër: 4068 raste të reja për 72 orë
Tani, mesatarja 7 ditore e infeksioneve është 1071 ose plot 153 për qind më shumë se në javën e kaluar. Raportohet edhe për 7 të vdekur
Siç ishte parashikuar edhe gjatë javës së kaluar, trendi shqetësues i rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus ka vazhduar edhe gjatë fundjavës.
Që nga fundi i shtatorit, BAG nuk raporton gjatë të shtunës dhe të dielës, ashtu që rastet e regjistruara gjatë fundjavës, i publikion të hënën, shkruan albinfo.ch.
Kështu, Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 4068 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin corona në tri ditët e fundit.
Tani, mesatarja 7 ditore e infeksioneve është 1071 ose plot 153 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Shkalla mesatare pozitive e 7 ditëve të fundit ka arritur në 9.1 për qind që do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind është tejkaluar tashmë shumë.
Numri i testeve të kryera në 7 ditët e fundit ka qenë 12,134 teste në ditë dhe kështu është rritur për 29 për qind krahasuar me javën e mëparshme, përcjell albinfo.ch
BAG po ashtu ka raportuar edhe 7 raste të reja të vdekjes. Pranimet në spital kanë qenë 15 persona në ditë ose 40 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














