Lajme
FFK e konfirmon: 5 anëtarë të Kombëtares U-21 pozitiv me Covid
Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se pesë anëtarë të stafit të Kombëtares U21 kanë rezultuar pozitiv në Covid-19.
“Kombëtarja U21 dje iu ka nënshtruar testit për Covid-19 dhe sot është njoftuar me rezultatet e testeve. Me këtë rast katër futbollistë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv, por që të gjithë janë asimptomatik dhe mirë me shëndet. Menjëherë pas njoftimit të rezultateve të testeve të gjithë personat që kanë rezultuar pozitiv janë izoluar dhe nuk kanë kontakt me pjesën tjetër të ekipit. Po ashtu, duhet cekur që Federata edhe më herët i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë grumbullim, ku të gjithë futbollistët kanë qenë në dhoma të ndara që nga fillimi. Personat që kanë rezultuar pozitiv janë ritestuar gjatë ditës së sotme në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe janë në pritje të rezultateve për t’u konfirmuar nëse sërish pozitiv”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














