Lajme
Gjermania pritet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të vitit 2021
Gjermania pritet të jetë në gjendje të fillojë imunizimin e njerëzve kundër koronavirusit në tre muajt e parë të vitit 2021, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, “unë vlerësoj se do të mund ta fillojmë imunizimin në çerekun e parë të vitit të ardhshëm”, tha Spahn.
Ai theksoi se vaksinimi do të jetë vullnetar.
Gjermania është ende duke pritur që studiuesit e saj ta zhvillojnë vaksinën kundër koronavirusit.
Autoritetet planifikojnë të bëjnë fillimisht vaksinimin e grupeve me rrezik të lartë, përfshirë njerëzit që vuajnë nga kushte para-ekzistuese mjekësore, të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e shtëpive të pleqve.
Gjermania ka konfirmuar në total mbi 332,000 raste me koronavirus.
Prej tyre, mbi 9,600 kanë vdekur dhe afro 280,000 janë shëruar.
Aktualisht, në të gjithë botën, janë duke u zhvilluar rreth 170 vaksina të mundshme kundër koronavirusit.
Prej tyre, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 26 janë në faza të testimit në njerëz.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













