Futboll
Rashica u kthehet stërvitjeve
Werder Bremen ka njoftuar se Milot Rashica është rikthyer në stërvitje me skuadrën të martën, në prag të ndeshjes së fundjavës kundër Freiburgut në Bundesligë, në një kohë kur kritikat ndaj tij nga atdheu kanë qenë të ashpra.
Rashica, i cili u akuzua në vendlindje pse mungoi javën e kaluar në humbjen e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut, e cila ua shoi ëndrrën dardanëve për kualifikim në Euro 2020, ka rreth një muaj jashtë fushës së lojës.
24-vjeçari u lëndua më 4 shtator në barazimin e Kosovës 1:1 kundër Moldavisë në ndeshjen hapëse të Grupit 3 në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Werderi ka njoftuar se ai është kthyer në stërvitje sot çuditërisht, edhe pse në fund të shtatorit Rashica stërviti me skuadrën e Florian Kohfeldt dhe madje pritej të luante në javën e parë të tetorit.
Clemens Fritz, shef i Werderit për Futbollin Profesionist dhe Vëzhgimin e Talenteve, kishte thënë më 30 shtator se Rashica e kishte tejkaluar lëndimin dhe se do të luante së shpejti për Werderin.
Megjithatë, ai ende nuk ka luajtur për Werderin këtë sezon, por pritet ta bëjë këtë të shtunën kundër Freiburg.
Rashica u kritikua ashpër dhe u akuzua se nuk tregoi vullnet për t’iu bashkuar Kosovën për takimin më të rëndësishëm deri tani, i cili për shumë njerëz ishte historik.
Ai u detyrua të reagojë me një sqarim në rrjetet sociale, duke thënë se lëndimin nuk e kishte tejkaluar.
Për sulmuesin e lindur në Vushtrri kjo ka qenë një verë dëshpëruese dhe zhgënjyese, sepse i dështoi largimi nga Werderi dhe ai do të detyrohet të qëndrojë në klub të paktën deri në hapjen e afatit kalimtar të dimrit në janar.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












