Lajme
Ndryshon gjendja, Italia me numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19 që nga marsi
Italia ka regjistruar shifrën më të lartë të rasteve të reja me koronavirus brenda 24 orëshi që nga marsi.
Në Itali të martën janë regjistruar 5901 raste të reja, pikërisht në ditën kur kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka vendosur kufizime të reja si në tubime, restorante, sporte e aktivitete në shkollë.
“Ne duhet të parandalojmë që vendi të futet në mbyllje totale. Ekonomia ka filluar të lëviz shpejt”, ka thënë Conte.
Po ashtu dasmat dhe ceremonitë tjera mund të kenë maksimalisht 30 persona. Po ashtu është këshilluar që maska të mbahet edhe në shtëpi kur janë prezent anëtarë që nuk janë pjesë e familjes.
Shifrat me koronavirus në Itali po vazhdojnë të rritet, e Conte thotë se është si pasojë e tubimeve familjare e shoqërore.
Janë regjistruar 41 të vdekur nga COVID-19 në Itali të martën, që nënkupton edhe shifra e të vdekurve po rritet. Por është më e ulët se mbi 900 të vdekur në ditë sa regjistroheshin nga fundi i marsit apo fillimi i prillit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës Mërgata në Stuttgart i drejtohet kutive të votimit... -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













