Kosova
Fat në fatkeqësi: Me vëllezërit Arifaj ishte edhe vëllai tjetër i tyre që i shpëtoi trenit
Hasan (17 vjeç) dhe Blerian Arifaj (13 vjeç) nga fshati Ratishë e Deçanit vdiqën dje rreth orës 07:15 në qytetin Bruckberg të Gjermanisë, pasi që u goditën nga treni.
Me Blerianin dhe Hasanin ishte edhe vëllai i tyre, 14-vjeçari A.Arifaj, të cilët ishin përcjellë me makinë nga nëna e tyre deri te laura e stacionit hekurudhor, ku ndodhi rasti tragjik.
“Mbrëmë isha tek ata. Aksidenti nuk e di tash a keni lexuar apo e keni parë, aksidenti na ka tronditur lërë neve familjarëve, por edhe miqve dhe shokëve që i kemi. Si e kam marrë vesh aty ka qenë gruaja e djalit të axhës, e cila i ka dërguar me veturë deri aty tek treni për të shkuar në shkollë. Ashtu si më kanë treguar mbrëmë se nuk kam qenë aty. I ka çuar deri tek laura e trenit, e cila është mbyllur”, ka thënë Mehmet Arifaj, një familjar i viktimave për Klan Kosovën.
“Treni, i cili kanë pasur ata për të shkuar në shkollë e kanë parë aty të ndalur. Ata kanë menduar se treni po ikën. Nuk kanë pritur fare duke i tejkaluar laurat te hekurudha. Nuk e kanë menduar trenin tjetër që po vinte. Nuk e kanë parë duke ardhur dhe kanë vrapuar ku janë goditur më pas nga ky tren”.
Ai thotë se nëna e dy djemve kishte rënë në shok kur kishte dëgjuar tragjedinë.
“Nëna e tyre ka qenë me ata dhe e ka dëgjuar tragjedinë. Si kam dëgjuar unë, ajo ka rënë në shok. Djali i dytë ka qenë me ata. Ka dashur zoti, ka pasur ymër është ndalur dhe nuk ka vrapuar. Ky është 14-vjeçar, i madhi 17-vjeçar ndërsa i vogli 13-vjeçar”.
Familjari i viktimave bën të ditur se trupat e viktimave janë nisur nga Gjermania për në Kosovë, ku nesër do të kryhet varrimi i tyre.
“Sonte janë nisur nga Gjermania kufomat e tyre dhe do të mbërrijnë në Kosovë. Në varrim pritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














