Gjuha
Tekste mësimore të gjuhës shqipe, për nxënësit shqiptarë në Turqi
Është bërë e ditur se afro 300 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë, nga Qendra e Botimeve për Diasporën kanë mbërritur në Ambasadën shqiptare në Turqi dhe tashmë janë dorëzuar te mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare atje, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ankara, z. Kastriot Robo, ka vizituar Shkollën Publike në Bursa, mirëpritur nga drejtori i Shkollës Publike, Ali Celal Elmaz, zëvendësdrejtori Kenan Doğru, mësuesja e Gjuhës Shqipe në këtë shkollë dhe Ambasadore e Kombit, znj.Teuta Tabaku, si dhe nxënës të kurseve të Gjuhës Shqipe.
Po ashtu, ambasadori dorëzoi tekstet didaktike për vitin shkollor 2020-2021 dërguar nga QBD-ja nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, si dhe certifikatat e mbarimit të nivelit A2 të nxënësve.
Librat e mbërritur u tërhoqën nga mësuesit e kësaj shkolle: Metush Bajrami, Marlijenda Manaj, Ramush Zharku, Rexhep Kurtishi, Imri Trena, Mustafë Ibrahimaj dhe mësuesi veteran Tahir Haziri.
Përveç teksteve shkollore dhe një larmie titujsh plotësues për nxënësit e komunitetit shqiptar atje, në dërgesë përfshihet edhe risia “Botimet Dygjuhëshe”, projekt i QBD-së, me fjalorët dygjuhësh dhe serinë e përrallave klasike dygjuhëshe, të cilat synojnë ta bëjnë mësimin e gjuhës edhe më të lehtë e argëtues.
Veç tyre, Qendra e Botimeve për Diasporën ofron akses online të botimeve të saj në faqen zyrtare web: http://qbd.gov.al/ si dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme”, tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













