Futboll
Mirlind Kryeziu për izolimin: “Ndihesh sikur je në një qeli burgu, kafeja njësoj si uji”
Baseli dhe Sioni janë dy skuadrat e fundit që janë prekur shumë nga rastet me koronavirus. Që të dyja ekipet do të hynë në izolim dhjetëditor.
Në muajin korrik ka qenë klubi i Zuerichut që ishte i pari prej skuadrave profesioniste që duhej të izolohej plotësisht.
Atë kohë e ka kujtuar qendërmbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu.
“Nuk është e lehtë. Durimi është testuar shumë”, ka thënë 23-vjeçari i Zuerichut, Kryeziu, në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Blick”.
Kryeziu ishte lojtari i parë i Zuerichut që rezultoi pozitiv. Ishin edhe pesë raste të tjera brenda ekipit, por vetëm emri i mbrojtësit kosovar u bë i ditur.
“Nuk ishte problem për mua kjo, nuk më vinte turp”, shtoi Kryeziu që ka thënë se nuk e di se ku ishte infektuar me Covid-19.
Për Kryeziun ishin dhjetë ditët më të gjata të jetës së tij.
“Për mua më e keqja ishte se isha i izoluar në dhomën time dhe nuk mund të lëvizja as nëpër apartament. Pothuajse ndiheni sikur jeni në një qeli burgu”, shtoi Kryeziu, që jeton me prindërit dhe dy motrat e tij në Regensdorf të Zuerichut, dhe tregoi se të gjithë të tjerët ishin negativ në teste.
Ka qenë nëna e tij që ia ka vendosur ushqimin para derës dhe se çdo gjë Kryeziut i ka ardhur pa shije. Bisedat thotë se i kanë bërë nëpërmjet rrjetit social “Whatsapp”.
Gjëja më e vështirë për Kryeziun ka qenë mbajtja e formës. Ai thotë se ka ushtruar shumë individualisht për ta mbajtur formën fizike.
“Qëllimi im kryesor ka qenë t’i bëj 500 pompa në ditë. Ndonjëherë nga dhjetë, ndonjëherë njëzet, vazhdimisht. I kam shkruar numrat në laptop që të mos bëj llogaritje të gabuar”, ka thënë Kryeziu duke qeshur.
Në fund, ai bëri të ditur se ekipeve dhe lojtarëve në izolim, do t’u duhen disa ditë për t’u kthyer në formën më të mirë të mundshme.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta











