Tematike
Për tri javë Zvicra nuk do të ketë më shtretër të lirë në kujdesin intensiv
Task forca parashikon në mënyrë specifike tre skenarë sa i takon zënies së shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv
Martin Ackermann, kreu i Task Forcës Shkencore të covidit, që vepron në nivel federal, ka thënë se sipas skenarëve të task Forcës, vendet në njësitë e kujdesit intensiv do të jenë të mbushura komplet më së voni deri më 18 nëntor – nëse nuk do të ketë ndryshime thelbësore sa i përket rritjes së numrit të infeksioneve, shkruan watson.ch
Task forca parashikon në mënyrë specifike tre skenarë sa i takon zënies së shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv: Skenarit i kaltër, i kuq dhe i verdhë, transmeton albinfo.ch. Në skenarin e kuq, pranimet në njësitë e kujdesit intensiv zhvillohen ashtu siç janë aktualisht, që do të thotë se sipas ritmit aktual, ato dyfishohen brenda shtatë ditësh.
Skenari blu supozon këtë rritje brenda 5 ditësh, ndërsa ai i verdhë, parasheh 10 ditë.
Nga kjo rezulton se në rastin më të keq njësitë e kujdesit intensiv do të jenë të mbushura më 5 nëntor ndërsa në rastin më të mirë, më 18 nëntor.
Në konferencën për shtyp, Martin Ackermann, kreu i Task Force të Shkencës, ka përdorur fjalë të qarta në këtë drejtim, përcjell albinfo.ch. I pyetur nëse masat aktuale ishin të pamjaftueshme, ai është përgjigjur: “Jo në këndvështrimin tonë, jo. As përafërsisht “.
Për këtë arsye, task forca ka hartuar një katalog të masave bazuar në raportin e saj aktual të menaxhimit.
Këto janë 10 masat që i kërkon ajo:
- Puna online nga shtëpia (Home Office) për të gjithë punonjësit për të cilët kjo është e mundur.
- Mbajtja e maskave nga të rinjtë dhe të rriturit në të gjitha hapësirat e brendshme dhe në ambientet e jashtme të mbipopulluara (tregje rrugësh, etj.).
- Mbyllja e objekteve argëtuese dhe rekreative në hapësira të ngushta dhe të ajrosura dobët të brendshme ku kushtet mundësojnë transmetimin e koronavirusit midis njerëzve në kontakt të ngushtë.
- Kufizimi i tubimeve private në më pak se 10 persona.
- Kufizimi i tubimeve publike për më pak se 50 persona.
- Kufizimi i orarit të hapjes së restoranteve dhe bareve, p.sh. në orën 21:00.
- Ndërprerja e aktiviteteve me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit, p.sh. sporte me kontakt të drejtpërdrejtë, këndim ose muzikë me instrumente frymore.
- Kalim në arsim ekskluzivisht online në të gjitha institucionet e arsimit të mesëm dhe të lartë, ku një mësim i tillë është i mundur.
- Rritja e numrit të qendrave të testmit për koronavirus dhe e numrit të gjurmuesve të kontakteve.
- Testimet e rregullta të punonjësve në mjedise me rrezik të lartë.
- Ackermann, pas numërimit të masave ka shtuar: “Ne rekomandojmë zbatimin e masave deri në mars ose prill të vitit 2021 në mënyrë që të shmanget “efekti yo-yo” (efekti i kthimit në gjendje të mëparshme.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026














